header image

Per Miros

Uji është substanca pa alternativë dhe shumë e nevojshme për ta përdorur pandërprerë. Dihet se 70 % e trupit tonë përbëhet nga uji, si materia kryesore ndërtuese e tij dhe si bazë e gjithmbarshme e metabolizmit në organizëm.

Pos rolit ndërtues, uji ka edhe rolin e tretësit të yndyrave, rregullon proceset kimike, si dhe absorbon e nxjerr jashtë materiet e dëmshme prej organizmit. Njeriu nuk mund të jetojë më tepër se 3 – 5 ditë pa ujë, kurse pa ushqim mund të jetojë më gjatë. Për këtë arsye, kujdesi për shëndetin, nënkupton edhe cilësinë e ujit që e pijmë.

Shumë sëmundje shkaktohen nga dehidratimi (humbja e ujit), apo nga cilësia e keqe e ujit të pijes. Është me rëndësi të dihet që ujërat e pagazuara, pak të mineralizuara, sjellin në organizëm më pak ngarkesa për funksionet e organeve të brendshme, pas përdorimit të gjatë. Kështu nutricientët (personat që merren me rolin e të ushqyerit të organizmit), thonë se uji mineral kurrë nuk mund ta zëvendësojë ujin natyral.

Nevojat ditore të njeriut të rritur për ujë të pijes janë 40-100 ml/kg të peshës trupore. Në raste të veçanta, nevojat arrijnë deri 150 ml/kg të peshës së trupit. Kjo do të thotë se njeiut të rritur me peshë 50 kg, i nevojiten 2 litra ujë në ditë. Uji me përbërje natyrale, kryesisht përmban të gjitha komponentet e domosdoshme për organizmin tonë: minerale, kripëra, oligominerale në sasi që nuk kanë ndikim të keq në organizëm. Uji “Miros”, si ujë nëntokësor, që nxirret nga thellësia e tokës prej 150 m, është një ujë me përbërje të rrallë konstitucionale dhe si i tillë mund të përdoret si përbërës plotësues për ushqimin, meqë ka silicium.

Ky ujë mund të përdoret për të zëvendësuar nevojat ditore të siliciumit, që sillen prej 10 – 40 mg në ditë. Ideale do të ishte sasia prej 30 mg silicium në ditë. Ky element duhet të merret vazhimisht, sepse ushqimi jep shumë pak silicium, prandaj ai duhet të kompensohet. Ideal për këtë kompensim është uji “Miros”. Rëndom ujërat natyrorë përmbajnë 5 – 25 mg/l silicium, por ka edhe zona ku parqitja e siliciumit është edhe mbi 100 mg/l. Uji “Miros” përmban 18.30 mg/l Si02 dhe 8.30 mg/l Si.

Trupi ynë është i lidhur me sasinë e siliciumit që e fusim në organizëm dhe mplakja është e lidhur me humbjen e siliciumit. Marrja e siliciumit organik, nuk është e rrezikshme. Siliciumin organik trupi ynë e absorbon shumë lehtë dhe nëpërmjet veshkave, urinës, fekaleve, e largon nga organizmi. Doza prej 20 ml është e pëlqyeshme, sipas mundësisë, në barkun e zbrazët, gjysmë ore para ushqimit kryesor (drekës).