Mire Se Vini
Uji është substanca pa alternativë dhe shumë e nevojshme për ta përdorur pandërprerë. Dihet se 70 % e trupit tonë përbëhet nga uji, si materia kryesore ndërtuese e tij dhe si bazë e gjithmbarshme e metabolizmit në organizëm.
Pos rolit ndërtues, uji ka edhe rolin e tretësit të yndyrave, rregullon proceset kimike, si dhe absorbon e nxjerr jashtë materiet e dëmshme prej organizmit. Njeriu nuk mund të jetojë më tepër se 3 – 5 ditë pa ujë, kurse pa ushqim mund të jetojë më gjatë. Për këtë arsye, kujdesi për shëndetin, nënkupton edhe cilësinë e ujit që e pijmë.
Shumë sëmundje shkaktohen nga dehidratimi (humbja e ujit), apo nga cilësia e keqe e ujit të pijes. Është me rëndësi të dihet që ujërat e pagazuara, pak të mineralizuara, sjellin në organizëm më pak ngarkesa për funksionet e organeve të brendshme, pas përdorimit të gjatë. Kështu nutricientët (personat që merren me rolin e të ushqyerit të organizmit), thonë se uji mineral kurrë nuk mund ta zëvendësojë ujin natyral.